Sekretari i përgjithshëm i UNITETIT, Muhamet Ismaili në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se BDI po mundohet të shpëtoj diçka nga ajo që ka mbetur ose nga legjitimiteti politik para opinionit. Sipas tij, tërheqja e BDI-së nga qeveria shkon në favor të VMRO-DPMNE-së.

“Një lëvizje e tillë e tërheqjes nga Qeveria mund të shkojë vetëm në favor të VMRO-DPMNE për t’i vërtetuar zgjedhjet e 5 qershorit pa marrë parasysh se a do të ketë kushte”, u shprehë Muhamed Ismaili, nga UNITETI.

Për lëndët e ngritura nga PSP, Muhamed Isamili tha se gjykata themelore duhet të jetë më përgjegjësive, pasi që një ditë vet ajo mund të përballet para  drejtësisë.

Forcat policore që vërshuan rajonin e Kumanovës ditëve të fundit, sipas Ismailit ishin vetëm një abuzim nga pushteti, ndaj marrëdhënieve ndëretnike në këtë fazë parazgjedhore.