Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, është takuar me me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Aivo Orav. Në takim të pranishëm ishin edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, Afrim Gashi dhe Kastriot Rexhepi.

Gjatë këtij takimi u bisedua për krizën e vazhdueshme politike, si dhe për protestat e fundit që janë duke u zhvilluar në Maqedoni. Me këtë rast, kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami tha se me politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar në krime nuk mund të pritet prespektivë e Maqedonisë drejt euro-integrimeve.

Ndërkohë, Ambasadori Evropian, z. Orav ka njoftuar përfaqësuesit e Lëvizjes BESA me qëndrimin e tyre lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke përmendur këtu edhe bisedimet që pritet të realizohen në Vjenë për daljen nga kriza e thellë politike.

Lëvizja BESA ka theksuar se platforma e saj RIDEFINIMI është një mundësi e mirë për dalje nga kriza, ku është paraparë se si duhet të definohet shteti i Maqedonisë – si shtet i barabartë në të gjitha fushat midis shqiptarëve dhe maqedonasve. RIDEFINIMI po ashtu përfshin edhe domosdoshmërinë e krijimit të Gjykatës Speciale, e cila del si nevojë e patjetërsueshme për zgjidhjen e krizës politike.