Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas – Tetovë, përkrah iniciativën e drejtë dhe të arsyeshme të opozitës shqiptare në IRJ të Maqedonisë, për të protestuar kundër diskriminimit etnik dhe situatës së rëndë politike në vënd.

Vlerësojmë që shqiptarët këtu duhet të jenë bashkë dhe të protestojnë për kauzat e tyre duke mos lënë të keqpërdoren nga faktorë, aktorë dhe interesa të tjerëve.

Apelojmë tek qytetarët shqiptarë, shoqëria civile, intelektualët e pavarur, ish ushtarët e UÇK dhe tjerë që ti përgjigjen masivisht thirjes së Aleancës për Shqiptarët, për të reaguar të bashkuar, fuqimisht dhe paqësisht ndaj situatës së rëndë politike këtu.

Të protestojmë në mënyrë të qetë, të kulturuar dhe dinjitoze për të treguar që ne si shqiptarë jemi këtu, nuk guxojmë të anashkalohemi nga vendimmarja dhe nga një zgjidhje e mundshme e krizës politike.

Andaj

Shqiptarët bashkë në protesta për interesin e tyre nacional

Nga shqiptarët, për shqiptarët