Antioksiduesit e acidit të rozmarinës në masë të madhe mund ta parandalojnë apo ngadalësojnë shfaqjen e sëmundjes së Alcjmerit, dhe sipas eksperteve italiane, edhe mund ta shërojnë atë.
Rozmarina është një bimë që përdoret në kuzhinë. Me kalimin e viteve është vërtetuar se rozmarina mund të përdoret si ilaç shtëpiak për shumë probleme shëndetësore. Një nga vetitë unike shëruese të saj është mbrojtja nga ankthet. Kjo edhe është arsyeja pse gjatë kohërave të lashta është vendosur nën jastëk. Studimet kanë vërtetuar se rozmarina është e pasur me shumë acide natyrale, që luftojnë radikalët e lirë që e dëmtojnë trurin.
Ekzistojnë shumë studime, të cilat tregojnë se rozmarina ka shumë efekte shëruese, sidomos në përmirësimin e kujtesës. Studimi i përfunduar në universitetin në Nju Kaswll, ka prezantuar gjetjet dhe kanë thënë se aromat e vajrave esenciale në rozmarinë me të vërtetë kanë ndikim në përmirësimin e kujtesës.
Sipas Dr. Mark Moss, i cili kishte prezantuar gjetjet në konferencën e “British Psychology Society”, kishte theksuar se rozmarina dhe ndikimi i saj në kujtesë është krejt real. Kjo jep mundësinë që njerëzit të funksionojnë mirë për çdo ditë, e kur është fjala për ta përshëndetur dikë për ditëlindje apo ndonjë ngjarje të vërtetë, nëse përdorni rozmarinën, këtë të jeni të sigurt se nuk do ta harroni.
Disa nga kompozimet e rozmarinës në mënyre të suksesshme absorbohen përmes lëkurës, prandaj kjo bimë sugjerohet të përdoret përmes aromaterapisë. Po ashtu, mendohet se edhe përdorimi i shampos me bazë rozmarinën ndikon pozitivisht në ruajtjen e kujtesës.
Përveçse rozmarina përmirëson kujtesën, ajo lehtëson frymëmarrjen, punën e veshkave dhe tretjen, si dhe përshpejton metabolizmin.