Jakup Limani

Vizitova varrin e shokut tim të gjeneratës që kishte rënë në luftë për idealet e kombit. Mbi varr kishte mbirë barë e thera,një flamur i përgjysmuar dhe pllaka të thyera të përmendores.

Kërkova të birin e tij,që tani i kishte mbushur të njëzetat. Më than se shkon me dhitë e fshatit për një pagë minimale. Insistova që ta takoja, shkova në vendin e quajtur “Ballvan” ku zakonisht kulloste bagëtinë, Nga larg pashë një djalosh me fëtyrë thatanike, i cili që nga mosha pesë vjeçare kishte marë barën e kryefamiljarit mbi supet e veta.

Në këmbë kishte veshur një palë atlete të bardha të grisura pa çorapa, pantollana të grisura një këmishë me amblemën e U.Ç.K dhe një qelshe më të madhe se koka.

E përshëndeta dhe nuk ja trazova ndjenjat,vazhdova rrugën i shqetësuar. Ky ishte i biri i shokut tim të gjeneratës.I biri i dëshmorit i cili krenohet me veprën e babait të vet. Ai nuk e ka idenë si jetojnë bijat dhe bitë e politikanëve që i solli në pushtet babai i tij me jetën e vetë.

Ai akoma ka shpresë se një ditë familja e tijë do të marrë pensionin e babait të rënë dëshmorë.Thonë, shpresa vdes e fundit!