Bekim Qoku ish deputet i PDSH-së në parlamentin e Maqedonisë, një nga bashkëpuntorët më të afërt të Ziadin Selës, është një urë lidhëse e bashkpunimit dhe bashkëveprimit të LR-PDSH-së dhe VETVENDOSJES. Qoku i cili aktualisht është këshilltar pranë kabinetit të kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela, është anëtar i kryesisë së LR-PDSH-së por njëkohësisht edhe anëtar i këshillit të përgjithshëm të “Vetvendosjes” në Kosovë.

Bekim Qoku është një nga elementet e përbashkëta të këtyre lëvizjeve, rroli i tij në këto dy subjekte opozitare njëra në Maqedoni dhe tjetra në Kosovë ka qenë shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy strukturave në fjalë, madje tashmë në agjendën e veprimit politik të LR-PDSH-së nuk përjashtohen strategji të ngjajshme me ato të “Vetvendosjes” në Kosovë, e cila me të gjitha mjetet demokratike përpiqet që ti bëjë ballë qeverisë, të cilën e cilëson si antikombëtare.

Ditë më parë Bekim Qoku reagoi ashpër ndaj mosrepsektimit të gjuhës shqipe në festivalin “Mbrëmjet e Poezive” në Strugë, duke ngritur këtë problematik pikërisht në konferencën kryesore për shtyp të këtij eventi, nga ku e larguan forcat e sigurimit. Edhe vetë lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela, njihet për reagimet e tija të ashpra kur bëhet fjalë për cështjen shqiptare, ai si deputet në parlamentin e Maqedonisë ishte personi më i zëshëm në këtë drejtim./Drini.mk