Blerim Reka, kandidat për President shteti dhe Komandat Suprem i forcave të armatosura, në takim me veteranët e UÇK
Në takim janë prezent përfaqësues të të gjitha brigadave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa pjesa dërmuese e tyre janë pjesëmarrës në dy luftërat e fundit në trojet shqiptare.

Në takim diskutohet ndryshimi i Kushtetutës së vitit 1991 që ishte si pasojë e luftës të këtyre luftëtarëve të vitit 2001 dhe fakti që pikërisht kjo Kushtetutë e ndryshuar, nuk i përfilli më meritorët që detyruan nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit (kushtetutën e re te vendit).

Takimi në mes kandidatit për President dhe Komandant Suprem i forcave të armatosura të shtetit me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ata të cilët fituan luftën e 2001, ishte shumë konstruktiv me detaje nga jeta e pasluftës, trajtimi i veteranëve dhe familjeve të tyre si dhe statusi juridik i tyre. Edhe pse kjo luftë de facto ishte për demokratizimin e shtetit në bashkëpunim me NATO-n, edhe pse Maqedonia sot është në prag të jetë anëtare e 30 e NATO-s, hallet e veteranëve të luftës çlirimtare nuk janë akoma të zgjedhura.