Është vërtetuar se shërbimet e intelegjencës së Maqedonisë i kanë ndjekur në mënyrë joligjore diplomatët serb, ndërsa në veprimet intelegjence janë përfshirë edhe fuqi të huaja, publikoi sot gazeta serbe “Blic”.

“Diplomatët serb ishin ndjekur pa çfarëdo arsye, ndërsa mbi ta është ushtruar edhe metoda e frikësimit. Pjesë e presionit që është kryer ka qenë me urdhër të të huajve”, vërteton një burim i panjohur për gazetën serbe.

“Menjëherë, sapo janë vërtetuar këto rrethana, kemi reaguar me qëllim që të mbrojmë zyrtarët tanë”, thotë burimi në të cilin mbështetet gazeta serbe “Blic”./Zhurnal.mk