VMRO-DPMNE-ja opozitare përmes një kumtese me shkrim ka akuzuar Qeverinë e LDSM-së sepse këta të fundit nuk i kanë përmbushur premtimet para qytetarëve por vetëmse kanë futur edhe më shumë në borxh shtetin, transmeton Zhurnal.

“Qytetarët në këto tre muaj të kësaj Qeveria nuk kanë parë reforma por vetëm borxhe. Ministri i borxheve Tevdovski deri më tani e ka futur në borxh Republikën e Maqedonisë me 334 milion euro. Magjistarët e LSDM-së për këto 80 ditë qeverisje, në ditë e fusin shtetin në borxh për 4.1 milion euro”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.