Drejtimi rrugor Mavrovë – Dibër, saktësisht te Ura e Boshkos, në Kosovrast, do të bllokohet edhe sot, nga ora 12 e deri në ora 16, për shkak të asfaltimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërmarrja publike ”Rrugët e Maqedonisë” bën të ditur se varësisht nga nevoja, do të lejohen për qarkullim vetëm veturat me përparësi, si ndihma e shpejtë, policia, ose zjarrfikësi./Telegrafi/