Deputeti Ben Blushi ka prezantuar ditën e sotme në Akademinë e Arteve partinë e re, të quajtur “Libra”. Në këtë event janë parë edhe disa nga figurat më të shquara të jetës publike në Shqipëri. Kështu, gazetarja Sonila Meço duket se i është bashkuar kësaj partie.

Po ashtu, në sallë janë fotografuar edhe Olti Curri dhe ambjentalisti Sazan Guri.

Në fjalën e tij para simpatizantëve dhe anëtarëve të tij, Ben Blushi tha se kjo parti beson tek një ide dhe jo tek një njeri, se është një parti që ka në themel besimin se Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët.

“Besoj se sot e di cili është vendimi më i rëndësishëm në jetën e njeriut, akti më i rëndësishëm është kurajo e tij për të vendosur.

Njeriu fshIhet nga mendimet e veta dhe ushqehet me mendimet e veta. Gjatë gjithë jetës së njeriut cilat janë vendimet më të drejta?

Të guxosh është e drejtë, të kesh frikë është e padrejtë. Disa kanë luftuar disa janë përpjekur për të tjerët, disa kanë ëndërruar, disa kanë dyshuar, të gjithë sot jemi këtu për të besuar”, tha Blushi.