Në këto fotografi gjendet modeli i shumëkërkuar BMW M5 (F10), i cili është i modifikuar.

Ky M5 vjen me paketën për aerodinamikën nga kompania e njohur Vorsteiner, rrotat nga alumini po ashtu nga Vorsteiner, si dhe me eksterier me ngjyrë të gjelbër Military, transmeton Koha.net. Kjo i bie që ky model të jetë shumë i përshtatshëm për ata që e duan ushtrinë.

Paketa “VRS Aero” e Vorsteiner është e bërë nga fibra të karbonit dhe përfshin spoilerin e përparmë, difuzerin e pasmë dhe spoilerin mbi bagazhin.

Ndërkaq, rrotat “V-FF105 Flow Forged” vijnë me diametër prej 20-inç dhe me ngjyrë Carbon Graphite.

© KOHA