Kompanitë ndërtimore t’i rrisin kapacitetet me qëllim që të gjithë të mund të aplikojnë në tenderët për projektet infrastrukturore dhe në kohë t’i përfundojnë punët, ka apeluar sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.

Pas pohimeve të kompanive ndërtimore vendore se kanë humbur shumë tenderë nga fillimi i vitit dhe se kërkojnë të mos jenë vetëm nënkontraktorë të projekteve shtetërore, Boçvarski tha se nëse kompanitë ndërtimore i plotësojnë kriteret ato janë të mirëseardhura në thirrjet për projekte.

Boçvarski ka potencuar se në ndërtimtari gjatë pandemisë, tashmë një vit, nuk ka largime nga puna. Kjo, vlerësoi është sinjal i mirë se shteti me të vërtetë i menaxhon mirë investimet kapitale dhe është sinjal i fuqishëm se punojmë në zhvilimin e ndërtimtarisë edhe në kohën më të rëndë në shtet gjatë pandemisë e cila i përfshiu të gjithë. Plotësisht, tregoi, matjet kah fundi i vitit të kaluar treguan se ndërtimtaria ka treguar edhe rritje.

Ministri i Transportit theksoi edhe se procesi në vijim për gazifikimin e shtetit është projekt shumë i rëndësishëm, ndërtohen rrugët magjistrale, ndërsa sipas procedurës për partneritet privat-publik partneri i zgjedhur privat do të ketë obligim t’i gazifikojë të gjitha qytetet në shtet.

Obligimet dhe afati kohor për gazifikimin sekondar, sqaroi do të kuptohet pas zgjedhjes së partnerit privat, ndërsa komunat janë në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë, përmes së cilës zhvillohet procedura për partneritet privat-publik.