Vitin e kaluar është regjistruar numri më i vogël i vdekjeve në aksidente trafiku në vend në krahasim me vitet e kaluara. Në vitin 2020, 125 njerëz e kanë humbur jetën në aksidente trafiku, ndërsa janë lënduar rreth 5.500 persona.

Këshilli i Republikës për Sigurinë e Trafikut Rrugor shpjegon se megjithëse ka rënie në numrin e viktimave, përsëri krahasuar me numrin e të vdekurve dhe të lënduarve në vendet e BE-së, Maqedonia është larg nga ajo mesatare.

“Mesatarja në vendet anëtare të Bashkimit Evropian është pesë vdekje për 100 mijë banorë ose në numër absolut do të thotë se nëse vendi ynë dëshiron të arrijë nivelin e sigurisë së shteteve anëtare në Bashkimin Evropian do të thotë se numri i vdekjeve në aksidente trafiku në vit nuk duhet të kalojë 100 vdekje. Është absolutisht e kuptueshme që nuk mund të themi se një numër i caktuar i njerëzve të vrekur në aksidente trafiku është i mirë sepse ka të bëjë me jetë njerëzish. Qëllimi ynë është që të kemi sa më pak viktima në aksidente trafiku”, thotë Risto Mançev nga KRSTR.

Në mënyrë që të zvogëlohet numri i aksidenteve në trafik me pasoja të rënda, Këshilli thekson se rezultatet më të mira arrihen përmes një kombinimi të masave parandaluese dhe shtypëse. Prandaj, këtë vit, në koordinim me MPB-në, theksi do të vihet edhe në veprimet parandaluese dhe kontrollet e intensifikuara.

Ai shtoi se vetëm me ndryshimin e zakoneve të këqija dhe kulturën e sjelljes në trafik mund të përmirësohet siguria, ndërsa kështu të zvogëlohet numrin i ë vdekurve dhe të lënduarve.

Përndryshe, sipas statistikave të MPB-së për numrin e aksidenteve të trafikut në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2020, gjithsej kanë vdekur 1652 persona, shumica e të cilëve janë regjistruar në vitin 2013 kur vdiqën 198 persona. Në 2018 dhe 2019, ka një zvogëlim të konsiderueshëm të viktimave në aksidente trafiku, ndërsa në vitin paraprak numri është më i lart së se vitin e kaluar për shkak të aksidentit të madh afër Laskarcës, në të cilin e humbën jetën 16 persona.