LSDM-ja sot akuzoi se rrugët nëpër shtet dhe rrugët e qytetit nuk janë pastruar nga bora, ndërsa shkaku për këtë, sipas tyre, është mekanizmi i vjetërsuar dhe mosinvestimi në mirëmbajtjen vijuese dhe dimërore të rrugëve. 

Kryetari i i Komisionit partiak për transport dhe lidhje, Bllagoj Boçvarski potencoi se në Maqedoni investohen më së paku mjete, respektivisht 3.300 euro për një kilometër për mirëmbajtje vijuese  dhe dimërore të rrugëve për dallim nga Serbia, e cila investon 9.000 euro ose Bosnja e Hercegovina, ku investohen 7.700 euro.

“Institucionet nuk kanë mekanizëm adekuat që t`i mirëmbajnë rrugët në kushte dimërore. Bora pastrohet me me 100 për qind mekanizëm të vjetërsuar. Përveç  se janë të vjetra automjetet, ndërmarrjet publike disponojnë me numër shumë të vogël të automjeteve. për këtë shkak angazhojnë ndërmarrje tjera private, por edhe ato, sipas informatave tona që i kemi, kanë automjete të vjetra”, tha Boçvarski.

Sipas tij, për shkak të rrugëve të papastruara, ka qytete dhe fshtra të izoluara dhe familje janë lënë pa ushqim.