Bogoeski në gjykatë,paditet Xhaferit dhe Ahmeti për rastin “Telecom”

Ish-oficeri i zbulimit javën e kaluar në një intervistë zbuloi informacion të rrezikshme në lidhje me VMRO-DPMNE-në, të hënën duhet të jetë në gjykatën Themelore Shkup 2 pasi që lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ish-ministri nga partia, Musa Xhaferi kan paraqitur  rast për shpifje kundër tij.

 Bogoeski pretendonte se ish-drejtorët e “Magjar Telekom” i dhanë ryshfet , atëherë kryeministrit Vlado Buçkovski si dhe përfaqësuesit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi për të mos  hyrë  tjetër operator  telekomunikacionit në Maqedoni.
Te dyshuarit nga SHBA janë  Elek Straub, Andras Balogh dhe Tamas Morvai se në fund të vitit 2004 janë të përfshira në skemën e ryshfetit prej politikanëve maqedonas, domethënë se Buçkovski, Ahmeti dhe Xhaferi morën 2.5 milionë në rastin “Magjar Telekom”.
Gjykata Themelore Shkup 1 vazhdon procesin e  gjykimit kundër tre ish-drejtuesit të Telekomit të Maqedonisë, Attila Sendrej ,Rolf Plath ,Zoltan Kishjakus të cilët janë të akuzuar se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare duke transferuar shumë parash në llogari të ndryshme.

Por gjykimi është shtyrë disa herë për shkak se të pandehurit nuk janë të disponueshme për publikun. Bogoeski në mënyrë të detajuar shpjegoi të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilën ai mori pjesë si një ndërmjetës  i angazhuar nga biznesmeni grek Dimitris Kondominas.