Alisetar Ramadani komenton bartësit e listave zgjedhore në PDSH, duke e thumbuar kryetarin e saj , Menduh Thaçin.

“Kryetari i njërës parti shqiptare si duket e ka vendosur të vdes deputet (bartës i listës çdo cikël zgjedhor) dhe asnjëherë të mos merr pjesë në kuvend! Me rëndësi për atë është të merr rrogë, dhe të vazhdon të mbetet “veren do smrt”! A thua kësaj radhe tetovarët do të mashtrohen, mbetet të shohim?! Kurse ky tjetri me ngjyra blu i bën përgjegjës rininë për dështimet e tyre…! Njerëz, kur do të kuptoni se me votën tuaj këta matrapaz politik u pasuruan dhe gëzojnë privilegje? Mos i votoni më.”, shkroi Alisetar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook.