Edhe pse fillimisht u paralajmërua që tubimi do të organizohet vetëm nga Dega e BDI-së në Çair, megjithatë Kryesia e BDI-së vendosi që të thrasë në ndihmë 1200 administratorët shqiptarë nga të gjithë Maqedonia për të mbushur një sallë sportive të Çairit me kapacitet standard, 400 ulëse në tribunë dhe 800 ulëse në podium.

Disa nga rinistët janë shprehur të revoltuar për pjesëmarrjen e obligueshme në këtë tubim, përshkak se nuk bashkëndjejnë më BDI-në si parti që prezanton idetë dhe politikat kombëtare shqiptare.

bdi-cair