I ashpër ka qenë reagimi i deputetit të LSDM-së, Stefan Bogoev, ndaj deputetëve të VMRO-së, të cilët tashmë e 3 seanca parlamentare po merren me Platformën e partive politike shqiptare, të cilën ata po e quajnë të Tiranës, raporton gazeta Lajm transmeton FOL.

“Ju koleg të dashur nuk frikësoheni nga federalizimi, kantonizimi apo diçka tjetër. Nëse BDI do pranonte të hiqet PSP ju do ishit të gatshëm ti shisni gjithçka po edhe nënat për të formuar Qeverinë. A jeni të vetëdijshëm na hidhëruat me miqtë tanë më të mirë, me EU dhe NATO. Ata ishin të mirë kur ju jepnin miliona për projektet tuaja, por kur u kuptuan hajnitë dhe krimi juaj, ata filluan tu pengojnë juve. Mos u frikësoni aq shumë edhe në opozitë ka jetë, por pse ju të VMRO do të kaloni disa vite në Idrizovë ajo është tjetër sepse ju e keni zgjedhur vet jeni të rritur”, pohoi Bogoev.