Demiri: Kërkesat e shqiptarëve janë kërcënim për VMRO-në

Ish ambasadori i Maqedonisë në Zvicër, Alajdin Demiri, në një prononcim për “Rel”, ka thënë se reagimet e VMRO-DPMNE-së ndaj deklaratës së shqiptarëve janë thjesht për ta defokusuar opinionin nga problemet e vërteta.

Ai ka thënë se kjo parti kërkon t’i ikë përgjegjësisë dhe ta njollosin PSP-në.

“Me deklaratën e shqiptarëve, VMRO-DPMNE thjesht gjen alibi që kinse Maqedonia po shndërrohet në shtet binacional dhe se federalizohet.

Nga disa kërkesa normale që po kërkojnë shqiptarët, tani nga VMRO i paraqesin si kërcënim për shtetin dhe trishtuese për maqedonasit.

Këto defokusime i përgatisin “kuzhinat” e VMRO-së me të vetmin qëllim që ta defokusojnë vëmendjen nga PSP e cila duhet të procesuoj shumë hetime që ka të bëj me krimin e 10 viteve të fundit”, thotë Demiri.

Kujtojmë se VMRO-ja e ka bllokuar tërësisht foltoren e Parlamentit të Maqedonisë, me tendencën se sa më shumë të zgjasin replikat, aq më shumë kohë kalon për mos zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri të Maqedonisë në mënyrë që të mos shkojë në opozitë.