Me disa minuta vonesë, ka vazhduar seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të vendit, ku mandatar është Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

Deputeti i OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ka thënë se, kemi hyrë në skenarë për provokime.

Ai ka thënë se Talat Xhaferi na drejtohet në gjuhën shqipe vetëm deputetëve të OBRM-PDUKM, me arsyetimin me se shpesh e cilësojmë atë si deputet. Sipas tij, me ligj, ende nuk guxon ta përdorë gjuhën shqipe.

Ai tha se partia e tij nuk do të futet në skenare për krijimin e provokimeve.

Talat Xhaferi ka kundërshtuar Dimovskin, duke i thënë se, përderisa unë jam për ju deputet, nuk ka asgjë kontestuese tu drejtohem kështu dhe ashtu si do të silleni me mua, ashtu edhe unë do tu drejtohem.

Deputetët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së vazhdojnë me replika ndaj njëri-tjetrit në lidhje me programin qeveritar dhe kabinetin qeveritar të propozuar dje nga Zoran Zaev.

Diskutimin në Kuvendin e Maqedonisë mund ta ndiqni në këtë vegëz.

13:10. Deputeti nga radhët e LSDM-së dhe ish-aktivist i Revolucionit Laraman, Pavle Bogoevski, gjatë fjalimit të tij në Kuvend ka thënë se dëshiron ta shoh Gruevskin pas grilave, por më shumë dëshiron që këtë ta konfirmojë gjyqi në përputhje me qeverisjen e tij kriminale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Qeveria e re do ta ndërtojë Maqedoninë, ku nuk do të ketë tonat dhe tuat, ‘vmrovci’, sorosoidë dhe komunist’, ka thënë ndër të tjera Bogoevski.