Të premten Iniciativa Qytetare – Bogovinë ka paralajmëruar protestë për ujë të pijshëm në qendër të Bogovinës, pasi kryetari i komunes nuk u prononcua rreth ultimatumit të banorëve deri me 1 mars.

“Të nderuar qytetarë të Bogovinës, të nderuar nxënës dhe studentë. Ftoheni të merrni pjesë në protestë ! – Protesto uji është i yni! Bogovina me menaxhimin e ujësjellësit njihet në rajon e më gjerë. Pse të kemi Administrim Komunal? Ti vendos të kemi apo të mos kemi ujë! Stop administrimit komunal!”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare – Bogovinë.