Kryetari i RDK-së Vesel Memedi sot në takim zyrtar në ambasadën gjermane në Shkup, takoi ambasadoren gjermane, znj. Christine Althauser. Në këtë takim mjaft përmbajtësor u diskutua për aktualitetin politik në vend, zhvillimet në rajon, si dhe shumë tema tjerra të aktualitetit politik.

Në lidhje me zhvillimet e aktualitetit politik në vend, kryetari Memedi theksoi se vendi gjendet para zhvillimeve të mëdha tektonike dhe për këtë arsye kërkohet bashkim të të gjith forcave progresive në vend dhe jasht saj për t’u ballafaquar me forcat e errëta destruktive që kanë sjellë dëm të madh që nga pavarsimi i vendit e deri më sot. Forcat progresive në vend duhet përkrahur nga të gjith njerëzit e vullnetit të mirë dhe komuniteti ndërkombëtarë sepse në të kundërtën vendin dhe rajonin në përgjithësi e presin tronditje të mëdha.

Ekselenca e saj, ambasadorja gjermane znj. Althauser falënderoi kryetarin Memedi për vizitën e dytë në ambasadën gjermane në Shkup dhe theksoi se të gjith partitë politike duhet të tregojnë urtësi dhe qetësi të lartë gjatë kësaj periudhe kohore.

Shërbimi për Informim – RDK