Të paktën 29 civilë, mes të cilëve edhe fëmijë, u vranë sot gjatë bombardimesh që dyshohet të jenë zhvilluar nga ushtria ruse në lindje të Sirisë, raportoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Sipas OSDH-së, “Shtatë fëmijë dhe një femër ka vdekur në këto bombardime në Khasham, në provincën e Deir Ezzor ku sulmet ajrore të regjimit apo të aviacionit rus kishin vrarë të premten 44 civilë, ku më shumë se gjysma ishin fëmijë”.

Bilanci në Khasham pritet të rëndohet, pasi dhjetra persona të tjerë janë të plagosur, njofton OSDH-ja

Provinca e pasur me naftë e Deir Ezzor është nën kontrollin e xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS) me përjashtim të gjysmës së kryeqytetit rajonal dhe të aeroportit që janë nën kontrollin e regjimit.