Reshjet intensive të borës të cilat kapluan Stambollin kanë bërë që kompania ajrore Turkish Airlines (THY) të anulojë 640 fluturime brenda dhe jashtë Turqisë të cilat duhej të realizoheshin përmes aeroportit “Ataturk”, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga shkaku i vonesës së fluturimeve, THY në dy ditët e fundit ka ofruar furnizime për 29.000 udhëtarë të cilët kanë mbetur në aeroport, ndërkohë që 13.000 udhëtarë të tjerë është dashur të vendosen nëpër hotele.

Vonesat e fluturimeve kanë shkaktuar probleme në aeroport, ndërsa pamundësia që të realizohen fluturimet e së shtunës ka detyruar udhëtarët që natën ta kalojnë brenda aeroportit.

Gjithashtu, stafi i aeroportit vazhdimisht është duke punuar në pastrimin e pistës në aeroportin “Ataturk”.

Si rrjedhojë janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet ndërkombëtare të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës për në Stamboll dhe anasjelltas.