Reshjet e borës që kan filluar të bien që paradite vazhdojnë pa ndërprerë edhe në orët e mbrëmjes, dhe kanë zbardhur disa qytete të Maqedonisë, kryesisht rreth viseve malore.

Tetova është mbuluar e gjitha në borë ashtu si edhe rrugët që të çojnë drejt këtij qyteti, ndërsa disa rrugë janë bërë të rrezikshme dhe kërkojnë që shoferët të tregohen të kujdesshëm dhe të vëmendshëm.

Për këtë arsye Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandon të mos udhëtohet pa arsye në pjesën perëndimore të vendit. Ata thonë se është e patjetërsueshme që makinat të kenë me vete pajisje dimërore, shoferët të jenë të kujdesshëm, të respektohet sinjalizimi rrugorë dhe shpejtësia.

Kujdes të veçantë, nga LAMM thonë se është e nevojshme në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, reshjet e vazhdueshme të borës që po bie sonte, deri nesër në mëngjes në disa vende do të formohet shtresë e borës, përveç në pjesën juglindore.

Ndërsa në male në pjesët perëndimore pritet më shumë se 50 centimetra dëborë, ndërsa në shumicën e vendeve të ulëta shtresa e borës do të arrijë prej 10 deri në 20 centimetra.

bora