Një javë pas protestës së 9 janarit, opozita ka mbajtur tubim me strukturat e saj. Pjesëmarrja e qytetarëve të shtunën që lamë pas, sipas drejtuesve të opozitës, ka sjellë një realitet të ri politik në vend.

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke paralajmëruar protesta të tjera, ka folur për nevojën që sa më shpejt që largohen nga pushteti dyshja Mustafa – Thaçi-

“Sa më larg Beogradit, aq më sovrane Kosova”, ka thënë Ymeri.

Edhe më shumë pjesëmarrës në protestën e ardhshme ka paralajmëruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke i quajtur të padenjë udhëheqësit aktual të institucioneve.

Derisa kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka rikujtuar deklaratën e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, kur kishte krahasuar opozitën me ISIS-in. Limaj në fjalën e tij ka vënë theksin te një frymë të re që ka nisur në Kosovë pas 9 janarit, që sipas tij është fundi i kohës së mashtruesve.

Në këtë takim me strukturat partiake, liderët e subjekteve opozitare megjithëse kanë paralajmëruar protesta të reja, nuk kanë bërë publik ndonjë datë se kur do të mbahen ato.  

opozita