Mali i Zi do të jetë nxitësi më i madh i interesave të Maqedonisë në procesin euroatlantik, tha sot Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, pas takimit me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska, përcjell Fol.

Boshkoviq, i cili është në një vizitë zyrtare në Maqedoni, tha se të dy vendet kanë lidhje të thella miqësore dhe se trashëgimia e shtetit të përbashkët mund të jetë një platformë e shkëlqyeshme për ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme.

”Jo vetëm se Maqedonia është një shtet i dashur, por edhe sepse është në interes të madh të Malit të Zi, sepse vetëm një rajon i qëndrueshëm dhe i bashkuar mund të jetë një bazë e mirë për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e tërë rajonit, që është nevojë e domosdoshme për të gjithë qytetarët”, theksoi Boshkoviq dhe theksoi se përvoja e Malit të Zi për t’u bashkuar me NATO-n do të ishte një përfitim i madh për Maqedoninë. /Fol/