29.06.2016 – Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të sulmit në aeroportin e Stambollit, në këto momente të vështira për popullin turk në përgjithësi. Këto janë raste ku e gjith bota demokratike duhet bashkarisht të ndajë dhembjen me popullin turk në këto momente të vështira për gjith botën e vullnetit të mirë.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se akti i sulmit në Stamboll është një sulm jo vetëm ndaj Turqisë, por një sulm ndaj gjith vlerave universale dhe se ky akt abnormal duhet të dënohet ashpër nga gjith njerëzimi në ruzullin tokësorë. Ky akt duhet urgjentisht të bashkojë gjith kombet e vullnetit të mirë, pavarsisht religjionit ose çdo kategorizimi tjetër shoqërorë, sa nuk është vonë sepse këto akte abnormale shpejt mund të shndërrohen në akte normale jetese, duke shkaktuar kaos të vërtetë me viktima edhe më të rënda për njerëzimin.

Ngushëllime të sinqerta edhe njëherë për popullin turk.

Shërbimi për Informim – RDK,