Botërori i Katarit, ndeshjet do luhen në një qytet

katarBotërori i vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar duket se do të jetë sipas stilit të Lojërave Olimpike, ndeshjet do të luhen të gjitha në një qytet, në Doha. Lajmi bëhet i ditur nga e përdtishmja italiane ‘Tuttosport’, sipas së cilës një gjë e tillë do të ndodhë për herë të parë në historinë e futbollit botëror.

Kjo do të thotë se  të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të këtij aktiviteti do të akomodohen në të njëjtin hotel, një lajm i mirë ky për trajnerët e përfaqësueseve, që nuk do të duhet të mendojnë për të gjetur opsionin më të mirë në këtë pikë. Për më tepër ky hotel do të jetë vetëm pak kilometra nga stadiumet ku do të luhen sfidat e Botërorit.
Përsa u përket impianteve, ato do të jenë ultramodernë dhe me ajër të kondicionuar, edhe pse ky botëror do të luhet në periudhën nëntor-dhjetor.

Janë 6 stadiume që janë në fazën e ndërtimit, nga të cilët ai që është më i largëti është 35 km larg Dohas, ndërkohë që do të jetë vetëm 1 ‘fan zone’ që do t’u jepte mundësi tifozëve që të ndjekin më shumë ndeshje të kampionatit brenda një dite.

Sipas ‘Tuttosport’, e gjithë kjo është edhe falë ndërtimit të një metroje të re, që nëpërmjet 3 linjave të saj do të lidhë të gjithë satdiumet me pikat më nevralgjike të qytetit.