Albin-Kurti4-848x478Ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në emisionin Interaktiv të KTV-së ka ironizuar fort keq me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa. Sipas tij, Mustafa nuk po mund ta menaxhoj Facebookun e tij, e lërë më ta menaxhoj Kosovën.

“Isa Mustafa do të ishte shumë qesharak sikur të mos ishte i dëmshëm për vendin. Ai s’është në gjendje ta menaxhoj facebookun e tij, e lërë më Kosovën”, ka thënë Kurti.

Ai në këtë intervistë, nga arresti shtëpiak ka theksuar se Asociacioni i Komunave Serbe është i vdekur, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ishte policia atë ditë që kishte mbushur rrugët me policë me uniforma, civilë dhe nuk dalloheshin.

“Natyrisht në momentin kur je në protestë e kanë të vështirë të arrestojnë dhe isha koshient se do të mund të ketë ndonjë ndërhyrje të policisë. Por nuk e kam pritur që do të angazhojnë forcat anti-terror”, ka thënë Kurti.

“I angazhuan 1000 policë dhe ata ishin në ndjekje të një terroristi që nuk ekziston. Ndërsymja e tyre ndaj nesh ishte hakmarrje ndaj nesh, ndaj protestave të opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit. Prandaj i angazhuan forcat anti-terror, por arsyeja tjetër për këtë është se aq shumë është në panik pushteti aktual që synojnë që kjo opozitë të ndahet dhe të zhduket”, ka shtuar ish-lideri i Vetëvendosjes.