Ligji për gjuhët nuk është fundi për Maqedoninë, kështu thekson ish ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski në një intervistë të fundit.

Sipas tij, fati i Maqedonisë ishte caktuar që nga viti 2001 me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit dhe nuk i kupton dramat që tash po ndodhin lidhur me sjelljen e ligjit në parlament.

“Problemi është që partitë maqedonase për dallim nga ato shqiptare nuk kanë strategji të qartë nacionale për interesat shtetërore, partia që është në opozitë aktron patriotizëm dhe akuzon pushtetin për tradhëti.

Djaloshi që tregoi ‘trimëri’ para disa dite në parlament e pamë se sa ishte i shqetësuar për interesat nacionale gjatë këtyre viteve që kaluan.

Ligji i gjuhëve nuk pengon kushtetutën e as nuk cënon pozicionin e Maqedonisë në plan të brendshëm dhe të jashtëm, në këtë moment kryeministri Zaev ka nevojë për përkrahje sepse gjithë potezat që lëvizin nuk janë në interes të tij, por për të mirën e vendit dhe shtetit e ajo është e mundur vetëm përmes bashkimit dhe anëtarësimit në Nato”, ka konstatuar kështu Boshkoski./Zhurnal.mk