Ëndrra e shumicës së njerëzve për të udhëtuar për pushime me aeroplanin më komod dhe më të mirë në botë, është më afër se sa ju mendoni.

Linja ajrore “Etihad Airways” ka tejkaluar pritshmëritë ndaj kompanive tjera duke krijuar një bord А380 të avionëve të saj që mund të përshkruhet si gjithë “apartamente” private.

Mjafton të shikosh kabinën e avionit e ta kuptosh se për çfarë luksi bëhet fjalë. Për rehatinë e pasagjerëve kujdesen karriget e rehatshme të cilat më shumë duken si fotele.