Në tualetin e aeroportit “Aleksandri i Madh”, mbrëmë rreth orës 04.00 pas mesnate është gjetur i vdekur 52-vjeçari V.M nga Britania e Madhe.
Trupi i cili nuk ka dhënë shenja jete e ka gjetur sigurimi i aeroportit.
Vdekja është konstatuar nga ana e mjekut të ndihmës së shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.