Takohen Mustafa-Brnabiq.
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka takuar në Durrës Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.
Takimi u zhvillua në kuadër të takimit joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Mustafa ka publiku një fotografi në Facebook, ku shihet të ketë biseduar veçmas me kryeministren serbe.
Ky ishte takimi i parë i kryeministres së Serbisë me kryeministrin e Kosovës.
Brnabiq zëvendësoi Aleksandar Vuçiç dhe mori detyrën në qershorin e këtij viti.