Komisioni Evropian(KE) ka ritheksuar qëndrimin se nuk do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të 5 qershorit, në të cilat po merr pjesë vetëm një parti politike.

Nga KE paralajmërojnë se cdo qeveri që del si rezultat i zgjedhjeve në të cilat tre partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës nuk marrin pjesë, nuk do jetë partnerë i besueshëm për omunitetin ndërkombëtar.

KE vlerëson se nuk janë vlerësuar as kushtet minimale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit.