Dje pasdite deri te deputetet ka arritur njoftim se Qeveria po e tërheq Ligjin për reklama mediatike, ndërsa pikërisht për këtë propozim duhej të diskutohet në seancën e sotme parlamentare.

Sipas raportimeve të mediave, arsyeja për këtë vendim të Qeverisë së Maqedonisë është një letër shumë e ashpër nga Komisioni Evropian drejtuar pikërisht Qeverisë. Kërcënimin e Brukselit deri te spikeri Trajko Veljanoski e ka dërguar zëvendës kryeministri, Nikolla Todorov, ndërsa jo kryeministri aktual Emil Dimitriev. 

Derisa LSDM paralajmëroi se do ta kontestojë me 500 amandamente Ligjin për media, BDI dhe PDSH nuk e thanë asnjë fjalë për Ligjin që do ngulfaste më shumë demokracinë, mediat, lirinë e shprehjes etj, Tashmë një kohë të gjatë ata miratojnë çdogjë që vjen nga VMRO-DPMNE-ja. 

© Fol.mk