kim  hit

Kryetar i Bashkësisë Shqiptare “Ilirida” me seli në Cyrih të Zvicrës, Qemal Musliu, përmes një komunikate me shkrim, ka reaguar në lidhje me situatën “jo të këndshme” që ndodhi në protestën e mbajtur më 9 Maj në Shkup, për keqpërdorimin e Këshillit “Opozitar” nga ana e Kim Mehmetit, duke përdorur atë për të hedhur helm e vrerë e ndaj figurës së Ziadin Selës dhe duke nxitur aktivistët e sinqertë të Lëvizjes “Besa” për ta urryer atë. Për më shumë lexoni reagimin e plotë të Bashkësisë Shqiptare “Ilirida” me seli në Cyrih, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në një nga mbledhjet për organizimin e protestës së 9 Majit:

 Në vazhdim reagimi i  plotë.

“Më 5 maj 2016, ora 17.30, në selinë e Lëvizjes “Besa“ në Shkup, kishte takimin e radhës, në të cilin takim mora pjesë edhe unë, ku u bisedua për ecurinë e Protestës më 9 maj 2016. Pas shumë diskutimeve edhe unë mora fjalën dhe thash atë që nuk e thanë parafolësit. Përgëzova për gjithë atë punë e, energji të harxhuar në shumë dimensione që realisht duhej bërë. Por vërejta imi ishte se, BSH “ILIRIDA“ në Cyrih, ka qenë dhe mbetet në vendimin se: “Përkrahja do të jetë vetëm atëherë kur subjektet politike, dhe individ, që nuk janë hise e të gjitha denigrimeve të deri tashëm do të jenë të BASHKUAR. Më dukë që elementi më kryesor (bashkimi) qenka lënë disi në “asgjë – harresë“ sidomos dy subjektet: LR-PDSH-ja dhe RDK-ja.

Më pas kryesuesi i Këshillit “Opozitar” z.Kim Mehmeti, disi me tonë neveritës, tregoi përpjekjet e tija, për të kontaktuar me z.Ziadin Selën, që për fat të keq nuk paska arritur të kontaktoj as me telefon e, lerë më të ulet në tavolinë në takim të vetëm. Dhe me shumë mllef tha: Qemal Musliu, kryetar i BSHI. “Urdhëroni ju zotëri na bashkoni si tua marre mendja juve, dhe nga ky moment jeni i autorizuar nga ky Këshill “Opozitar” dhe ne nuk do të ju kundërshtojmë për asgjë që ju vendosni (kuptohet në të mirë të organizimit, me vlerë pozitive) madje ne do ta vejmë në ballë të protestës, po erdhi z.Sela.

Unë u ndjeva tani keq, po halli tash?… vetës ia shtova një brengë shumë të rëndë! Unë bëra disa përpjekjeje nga largësia, por kjo punë donë takim sy me sy me zotëri Ziadin Sela. Dikur vonë rashë me një dëshirë dhe shtrëngim emocional dhe ditën e premte do të nisem për në Strugë, apo atje ku mundet të takohem me z.Sela. Në mëngjesin e hershëm, u ngrita nga shtrati dhe hapa internetin për të parë se çka shkruajnë portalet elektronike! Hyra në faqen e agjensionit për informim: Almakos dhe Struga. Po e lexoj një mrekulli të veçantë se, LR-PDSH, mbështet dhe do të mbështesë çdo protestë që organizohet në frymën kombëtare …me kryetarin, sekretarin dhe me strukturat e këtij subjekti. Dhe kjo deklaratë qenka lëshuar për opinion diku pas darke, të datës 5 maj 2016. Dhe për mua si do që të dalë (edhe rrenë) unë u çlirova nga ngarkesa psikike! Ditën e protestës më 9 maj 2016, pika e ndaljes para objektit të qeverisë, në anën e djathtë të protestuesve u dukë z.Ziadin Sela, që skaji i protestuesve ishte diku më tej. Pas pak kohësh pash disa lëvizje në drejtim tij jo të mira dhe një person që ishte pas meje me pallto ngjyrë të kaltërtë e çeltë shtynë masën edhe mua dhe e pyes çka ka o zotëri? A nuk e sheh se Sela ka ardhur për të provokuar masën?!… Po rri aty, se nuk është kjo brengë dhe mos banë tollovia, dhe këtë person e ndalën ata që mbanin rendin. Por, jo vetëm kaq pati edhe dy tri, fishkëllima dhe dy tri shtyrje në drejtim të tij.

Çudira më e madhe dhe më neveritëse do të ndodhin në vazhdim të protestës, kur u ftua për fjalë z. Bilall Kasami si “lider” i Lëvizjes “Besa”, për fjalë rasti. Po si kështu pyetem njëri tjetrin disa që ishim në takimin e Këshillit “Opozitar” po, pati edhe zëra kundërshtues?! Deri sa vendimi i Këshillit “Opozitar” ishte se, asnjë përfaqësues i cilit do subjekt nuk do të lejohet të paraqitet para protestuesve dhe të drejtë kanë vetëm të këshillit dhe më së shumti vetëm dy anëtarë, dhe mbeti detyrë e kryesisë këshillit të diskutohet paraqitja e z. Kim Mehmetit? duke mos llogaritur, moderatorën, ekzekutuesen e himnit kombëtar.

Me këtë Protestës të 9 majit 2016 Këshilli “Opozitar” dhe Lëvizja “Besa” shkelën Besën dhe më këtë në vazhdimësi vazhdon edhe ky subjekt i ri, rrugën e mashtrimit, rrugën e hileve dhe e shpërfilljes. L.“Besa” nuk i lejohet të bëjë veprime të pa besë, se BESA, është virtyt që simbolizon krenarin dhe veçantin e Kombit Shqiptarë, mu ashtu siç është edhe Flamuri kuq i zi. Po të gjykohet sipas normave moralo kombëtare, ky veprim duhet të dënohet. Bashkësia Shqiptare “ILIRIDA” nuk është subjekt i hileve, i keqpërdorimeve, i dredhive të cilës do natyrë dhe si e tillë nuk përkrahë çfarëdo keqpërdorimi që bëhet nga cili do subjekt, apo qoftë edhe individ. Pjesëmarrja ime ishte e rastit dhe me dëshirë për kontribut pozitiv dhe jo për anim. Madje, duke besuar në rrafshin e objektiv dhe nga arsyeja e thjesht se, me popull e, me vlerat e popullit nuk guxon askush të tallet, të keq përdorë për interesa të ngushta të subjektit të caktuare, apo qoftë edhe të individëve të caktuar, siç ndodhi më 9 maj 2016 nga Këshilli “Opozitar” dhe z. Bilall Kasumi, që në ”agim” filloi me hile e kurthe politike. Politikë bërje me popullin që e përfaqëson, e në emër të cilit thirresh, është mashtrim, përbuzje, tradhti po edhe gjithçka jo e mirë. Mbi të gjithë popullit shqiptarë, i mungojnë liderët, që donë popullin si veten, si familjen e vetë, dhe fletë realitetin dhe ndien dhimbje çdo gjë që bënë ndryshe nga e vërteta. Politika le të bëhet me të huaj për përfitime të popullit, e jo politikë në damë të popullit”, përfundon kështu letra e lëshuar nga Bashkësia Shqiptare “Ilirida” me seli në Cyrih të Zvicrës.

© fol.mk