Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan.

Vetëvendosje thekson se dëshmorët e rënë përkujtojnë çmimin e lartë të lirisë së popullit, e cila, sipas saj, nuk është ende e plotë.

“Sot, kemi ardhur për homazhe dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan, me ç’rast të gjithë këta dëshmorë e martirë na e përkujtojnë se sa i lartë ishte çmimi për lirinë e popullit, liri kjo e cila ende nuk është e plotë, por e cila mund të bëhet e plotë, duhet e do të bëhet e plotë atëherë kur ne do të vazhdojmë të jemi besnik ndaj idealeve dhe amanetit të këtyre dëshmorëve dhe martirëve të cilët nuk kursyen asgjë për çlirimin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e VV-së. /KosovaPress

/