Gianluiggi Buffon ka folur ekskluzivisht për të përditshmen gjermane “Der Spiegel”.

Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane ka treguar se cili ishte pengu më i madh i jetës.

“Peng gjatë gjithë jetës do ta kem mos kualifikimin në botërorin e Rusisë. Ua mohuam fëmijëve që të mos ndjejnë emocionet e një eventi të tillë”, tha portieri Buffon.

Buffon ka fituar UEFA Cup me Parmën në sezonin 1998–99
Legjendari kujtojmë se trofeun e më të mirëve e ka fituar 11 vjet më parë ndërsa i është mohuar marrja pjesë në Botërorin e pestë radhazi.

Portieri i Azurrëve duhet ta theksojmë se nuk e ka fituar asnjëherë edhe trofeun e çmuar të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, 39-vjeçari është pensionuar prej kombëtares italiane ndërsa në vitin e ardhshëm pritet edhe të largohet nga bota e futbollit.