Pas deklaratës së ish-kryeministrit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili tha se BDI duhet të pastrohet nga pasojat e regjimit të kaluar, kur ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në, kundërpërgjigjet zëvendëskryeministri i BDI-së, Bujar Osmani.

I pyetur nga TV21, se si e komentoni deklaratën e Zaevit, Osmani përgjigjet.

“Secili të shohë partinë dhe oborrin e vet thotë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani duke komentuar deklaratat e djeshme të partnerit të tij aktual të koalicionit Zoran Zaev i cili tha se BDI duhet të pastrohet nga pasojat e regjimit të kaluar, kur ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në.Secili të sheh oborrin e vet dhe partinë e vet. BDI i ka rregulluar çështjet e veta në partinë e vet. Deklaratat në periudhë parazgjedhore të partive politike ne nuk i marrim seriozisht. BDI tani është e fokusuar në përgatitjen e programit të vet zgjedhor, si parti fituese e këtyre zgjedhjeve që të del me një program dhe projekte konkrete për ta bërë jetën e njerëzve më të mirë”, deklaroi Osmani.”, tha Osmani.