Bujqësia është në krizë, duhen masa për ndihmë sidomos për drithërat, shprehen bujqit. Ushqimi po bëhet më i shtrenjtë për shkak të çmimit së lartë të naftës, plehrave dhe preparateve të nevojshme për kultivimin e produkteve bujqësore. Plani për ndërhyrje dhe masat e miratuara nga Qeveria ndihmojnë një pjesë të bujqësisë, por është e nevojshme të krijohen masa të dedikuara, thonë nga Federata e Fermerëve, shkruan Alsat.

“Kërkojmë që të bëhet blerja e rezervave shtetërore, të reagojë Qeveria për të na ndihmuar. Çmimi aktual i 1 kilogram grurë nga lëvrimi i parë deri në dërgimin në mulli, është nga 22 deri në 23 denarë. Si fermerë, nëse vitin e ardhshëm nuk kemi çmim, mendoj se në Maqedoni nuk do të ketë prodhim gruri”, deklaroi Sinan Memedi, Federata e fermerëve./Alsat.mk