Pas komunikatës nga  Komandant NACISTI  cili thotë se ka 80 ushtarë të AKSH-së në Tetovë,  portali Tetovasot nga burime të MPB-së mëson se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtyre deklaratave.

Nga MPB për Tetovasot thonë se shërbimet e sigurisë shtetërore nuk kanë informata të asaj natyre. Meqenëse shumë herë janë keqpërdorur shkresat me përmbajtje të tilla, çështja do të bartet edhe në prokurori.

Deklarata të tilla  ka pasur edhe viteve tjera, por ata kanë ngelur vetëm deklrata të rrejteve sociale për të hutuar opinionin por asnjëherë nuk kanë qenë të vërteta.

Siç dihet disa deklarata të tilla vite më parë u paraqiten me nënshkrimin e një zyrtari të Bankës Evropiane ku dërgoheshin nga adresa të Gostivarit që u zbuluan nga mediat e vendit dhe ra miti i këtyre deklaratave të rrejshme.