Ekipi i televizionit 24 u sulmua sonte nga protestuesit në marshin “Për Maqedoni të bashkuar”.

“Kolegu Hristijan Banevski fillimisht ishte sulmuar verbalisht, dhe se nga organizatorët thanë se kjo ishte e paqëllimshme, sidomos pas tentimit të sulmit fizik, duke filmuar ai u godit nga shkopi që mbante flamurin, dhe nga organizatori i është thënë se personi që ka mbajtur flamurin, nuk ka ditur si ta valojë”, informon Ognen Janevski.

Kujtojmë këtu se para disa ditëve në po të njëjtën protestë u sulmuan edhe kameramani i portalit A1on, Vladimir Zhelçevski dhe gazetari Aleksandar Todevski.