Një ngjarje e rëndë tronditi dje Italinë, ku një burrë shqiptar pas një sherri sulmoi me thikë gruan e tij dhe më pas i hodhi acid. Krimi u regjistrua në një apartament të një ndërtese në Salinatore të Forlì-s.

‘Ansa’ shkruan se pas krimit, burri u arratis me makinë bashkë me dy fëmijët. Mesohet se 37-vjeçarja nga Shqipëria, u dërgua në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie.

Kliko per me shume info
Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane. Kanë qenë fqinjët e çiftit ata që ndërhyn në kohë, pasi kanë dëgjuar ulërimat e gruas, ndërsa i kanë ardhur në ndihmë për t’i pastruar lëkurën që ishte djegur nga acidi.
Ndonëse ata janë përpjekur të ndalojnë autorin, ai është larguar bashkë me dy fëmijët. Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.