Kandidati për kryetar i PD, Eduard Selami ka dalë në një deklaratë për median ditën e sotme pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve ku fitues ishte Lulzim Basha.

Selami tha se Basha është tashmë kryetari legjitim i partisë ndërsa shtoi se e ka uruar atë për fitoren e kësaj gare.

Kliko per me shume info
“Unë e kam uruar Bashën dhe ftoj gjithë demokratët ta mbështesim e të bashkohemi për tya bërë PD-në më të fortë”, theksoi Selami.

Ai bëri me dije se gara nuk ishte e barabartë por ishte legjitime duke shtuar se Selami do të mbetet pjesë e PD-së ku do të japë kontributin e tij për forcimin e partisë.

Selami falenderoi të gjithë ata që e kanë votuar në garën e tij për kryetar të PD.