Një krim në familje ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55, ku shtetasi Lulzim Cuko, 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen Mimoza Cuko, 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Cuko, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.

“Çifti jetonte në qendër të Xhafzotaj në një vilë katër katëshe. Pjesa e poshtme si duket ka shërbyer si ambient tregtimi ose ka pasur perspektivën për tu bërë i tillë. Kati i dytë ka qenë banesë, ndërsa dy katet e tjera janë të pasovatuara dhe pa dritare të vëna.Çifti kishte tre fëmijë”, raporton Ora News.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.