Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se ata për dy herë rritën pagën minimale që është për 60% më shumë kur në vitin 2017 ka qenë vetëm 9.000 denarë.

“Paga mesatare në nëntor të vitit 2019 ishte 25.787 denarë dhe thuajse për 2.600 denarë më shumë se paga mesatare e nëntorit të vitit 22017″, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se mbi 32.000 të punësuar të arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, me rritjen e fundit në janar prej 10% marrin paga më të larta për thuajse 21%” më shumë ndërsa pagat janë rritur edhe në mbrojtjen sociale dhe fëmijërore. dhe se kanë kthyer dinjitetin e kujdestareve dhe punëtorëve social.

“1170 të punësuar në Qendra për Punë Sociale kishin rritje historike të pagave për 4.363 denarë për një të punësuar. Rritje historike kishin edhe 3.138 kujdestare dhe edukatore në çerdhet”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë se rritja e pagave ka vazhduar edhe në shëndetësi por edhe në sektorin privat.