qenan aliu 

 

Nga Qenan ALIU

Miq të dashur,

Realisht dhe logjikisht debati dhe miratimi i Buxhetit shtetëror për vitin 2017-të, nuk duhet të jetë çështje e kësaj përbërje parlamentare dhe kuptohet kësaj qeverie. Ligji për Buxhetet parasheh procedurë egzakte se si bëhet planifikimi dhe hartimi i Propozim Buxhetit për vitin e ardhshëm kalendarik, duke përcaktuar edhe afate konkrete. Si duket dorëzimi i Propozim Buxhetit-2017-të në Parlament për debat dhe miratim u bë këto ditë me qëllim që të miratohet para shpërbërjes së parlamentit , sepse ligji parashikon se nuk mund të fillohet me shqyrtimin e Buxhetit në parlamnet pa kaluar 20 ditë nga dita e dorëzimit. Ky përshpejtim në fakt insistimi që kjo përbërje parlamentare të miratojë Buxhetin do ta demistifikoj Vmro-Dpmne-në për hapat e saj për faktin se a e ka ndërmend që të shkoj në zgjedhje apo ti ”minojë” ato . Neni 32 i Ligjit për Buxhetet përcakton sakt se mund të ketë financim të përkohshëm maksimum deri 31 mars. Nuk ka dilema se Buxheti është dokument shumë i rëndësishëm për zhvillim dhe për funksionimin e organeve të shtetit, por realisht dhe logjikisht kjo duhet të jetë vendimmarje për përfaqësuesit e popullit që do të legjitimohen nga zgjedhje kredibile dhe të besueshme. Ligji për buxhetet nuk e parashehë këtë rast se kur vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme në fund të vitit se kurë do të duhej të miratohej Buxheti për vitin që pason. Kuptohet gjithë këto situata absurde që po ndodhin në shoqërinë tonë nuk mundë të gjitha të parashihen me ligj. Por kjo qeveri një decenie gjthçka që i duhej për të ligjësuar krimin dhe hajninë e bëri me kohë dhe në mënyrë perfekte , kuptohet të njëjtat duke u miratuar nga ana e sejmenëve të parlamentit.

© fol.mk