http://http://youtu.be/gOeyLLDIv3c
Në emisionin Top Tema të gazetarit Çumovski, biznesmeni dhe njëkohësisht lideri i partisë politike ( ПЕИ ) , Fiat Canoski u shpreh se Ali Ahmeti për nga nëna ka prejardhje nga torbeshët. Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare 2011 , partia e Canoskit ishte në koalicion me BDI-në, gjë e cila ka ndodhur disa herë gjatë dy dekadave të fundit.
Përndryshe, Fiat Canoski është pronar i Universitetit FON, objektet e të cilit ishin rrënuar më parë nga qeveria, me tendencë për hakmarje politike siç e treguan të ashtuquajturat bomba informative të publikuara nga lideri i opozitës Maqedonase, Zoran Zaev.
©Fol.mk